Në Shqipëri janë regjistruar 835 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 11 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 37.625 dhe numri i të vdekurve në 798, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e rritur në 18.481 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 18.481.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 482 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 188.496 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.