Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga COVID-19.
Nga 4232 testime janë konfirmuar 139 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është 25.
Në total në Shqipëri janë 876 raste aktive, prej të cilëve 29 persona po marrin trajtim spitalor.