Ballina Ekonomi Shqetësuese: 40 mijë punëtorë janë larguar nga puna gjatë pandemisë, shifrat mund...

Shqetësuese: 40 mijë punëtorë janë larguar nga puna gjatë pandemisë, shifrat mund të rriten ende

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se Pakoja Emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës është keqpërdorur.

Ai madje ka thënë se këtë ia ka pranuar edhe ish ministri i Financave, Besnik Bislimi.

“Diskriminim është bërë në çdo formë e çdo aspekt.  Pakoja emergjente ka shkuar të pronarët e kompanive. Kemi diskimin shumë të madh”, ka thënë Azemi.

“Pagat janë ndalë edhe në raundin e parë edhe raundin e dytë. Kemi thënë se mjetet duhet të shkojnë në llogarinë bankare të punëtorëve ose të kthehen në buxhetin e shtetit”.

Azemi ka thënë se 40 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë.

“40 mijë punëtorë janë larguar nga puna. Nëse vazhdohet me këtë trend fillimi i shtatorit do të jetë me mbi 60 mijë”.

Exit mobile version