Të shqetësuar nga varianti Omicron, SHBA ka forcuar masat për udhëtarët ndërkombëtare por edhe amerikanet qe hyjnë nga jashtë.
Sipas rregullave te reja, nëse doni te udhëtoni drejt shteteve amerikane pavarësisht nëse jeni të vaksinuar duhet të keni edhe një test negativ të 24 orëve të fundit.
Maskat në avionë, trena dhe autobus mbeten të detyrueshme deri në mars.
SHBA dhe disa vende të tjera kanë ndaluar udhëtimin me tetë vende të Afrikës Jugore.
Ekspertët shëndetësorë shprehen se kufizimet e udhëtimit do t’u japë kohë për të studiuar variantin e ri të COVID-19. /euronews