Ballina Artikuj Shqetësimet tona janë reale

Shqetësimet tona janë reale

Prof. Driton Arifi

Dostojevski patë thënë: “Pa (besim në) Zot, gjithçka është e mundur”, që do të thotë se mungesa e besimit ose e vetëdijes për Zotin jep një dritë jeshile për keq-bërjen, e sigurisht në këtë rend hapë rrugën për shthurjen morale.
Duhet të ndërgjegjësohemi për atë që po e bëjmë, e shumë më tepër për atë që servojmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm. Ne, po ecim me hapa të vrullshëm drejt një shoqërie që ka tendenca të mohojë nevojën për vlera morale. Askënd deri sot kjo tendencë para nuk e ka que. As neve jo se jo!
Duhet të vetëdijesohemi për modelin e shoqërisë që dëshirojmë ta ndërtojmë dhe duhet të kujdesemi për virtytet e trashëguara nga brezat tonë e t’i ruajmë sikur për sytë e ballit tonë..
Binduni, mund të përparojmë edhe me vlerat tona! Thjesht, na duhet punë e sinqeritet!

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version