Shqelmoi lypësarin, sot organizohet protestë kundër avokatit Tomë Gashi

YIHR ka ftuar qytetarët në protestën që mbahet sot ndaj sjelljes së avokatit Tomë Gashi.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR ka ftuar qytetarët në protestën që mbahet sot ndaj sjelljes së avokatit Tomë Gashi.

“Sot me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi (Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet.

Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës”, thuhet në njoftim.