Shpresë për mjekësinë, zbulohet neuroproteza që do u japë ‘zë’ pacientëve në paralizë

Me një algoritëm të ngjashëm si Alexa e Siri, ky sistem do arrijë të deshifrojë neuronet dhe zgjatimet e saj, për të mundësuar komunikimin me zë të pacientit.

Shumë prej nesh mund të njohim njerëz të cilët kanë problem komunikimin me zë, qoftë kjo një gjë e lindur apo për shkak të një paralize të rëndë.

Revista mjekësore Nature Neuroscience, ka publikuar një shkrim të titulluar “Një neuroprotezë e transmetuar nga truri në zë për të rivendosur komunikimin natyral”. Kjo neuroprotezë, supozohet se do të arrijë të lexojë mendimet e pacientit/es, ato të cilat ai/ajo dëshiron të shprehë gojarisht, për të pasur kështu një komunikim me njerëzit të cilët ndodhen në paralizë dhe e kanë të pamundur të flasin.

Neuroproteza pretendohet se do të ketë aftësi të dekodimit si Alexa apo Siri. Me një algoritëm të ngjashëm si këto të dyja, ky sistem do të arrijë të deshifrojë neuronet dhe zgjatimet e saj, për të mundësuar komunikimin me zë.

Sipas këtij artikulli, kjo teknologji instalohet në mënyrë kirurgjikale në zonën e duhur të trurit, e cila mundëson komunikimin dhe kështu sistemi i posaçëm do të regjistrojë të gjitha mendimet e personit në fjalë, duke i kthyer në zë dhe tekst të shkruar në kohë reale.

Ende nuk dihet nëse është diçka që mund të hidhet së shpejti në tregun e mjekësisë, por sigurisht që do ende punë për të perfeksionuar këtë teknologji. Nëse një gjë e tillë mundësohet për këta pacientë, bota e tyre por njëkohësisht dhe e familjarëve të tyre pritet të ndryshojë rrënjësisht, pasi do mund të vendosë gëzim mes tyre. Marrim parasysh se nëse një gjë e tillë mundësohet, kostot mund të jenë goxha të larta dhe jo të përballueshme për të gjithë.