Shpresat për të mbijetuar në Turqi dhe Siri po fillojnë të shuhen

Me shpresën për të gjetur të mbijetuar që po shuhet, ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri kërkuan të mërkurën shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave të shkaktuara nga tërmeti katastrofik. Numri i të vdekurve në të dyja vendet ka kaluar 11,000, raportoi AP.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar Kahramanmarasin ku njerëzit janë detyruar të dalin nga shtëpitë në rrugë. Mes thirrjeve për qeverinë e tij që të dërgojë më shumë ndihmë në zonat e katastrofës, Erdogani pranoi se kishte mangësi në reagimin e së hënës pas tërmetit 7.8 ballësh, por premtoi se asnjë “nuk do të lihet në rrugë”.

Ekipet e kërkimit nga dhjetëra shtete i janë bashkuar mijëra ekipeve në Siri dhe Turqi. Por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti dhe dridhjet e mëpasshme kanë qenë aq të rënda dhe janë shpërndarë në zona të gjera, përfshirë vendet e izoluara nga lufta civile e Sirisë, në të cilat njerëzit ende presin ndihmë.

Ekspertët kanë thënë se dritarja e mbijetesës për ata që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave apo që nuk kanë qasje në ujë, ushqim, mbrojtje ose kujdes mjekësor, po mbyllet me shpejtësi. Në të njëjtën kohë, ata thanë se është shumë shpejt të braktiset shpresa për më shumë shpëtues.

Me mijëra ndërtesa të rrënuara, nuk është ende e qartë se sa njerëz mund të jenë nën rrënoja.

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Turqi ka thënë të mërkurën se trupat që janë tërhequr pas tërmetit por që nuk mund të identifikohen, do të varrosen brenda pesë ditësh edhe nëse ata mbeten të paidentifikuar.

Agjencia e njohur si AFAD tha se viktimat e paidentifikuara do të varrosen pas testeve të ADN-së, shenjave të gishtave dhe fotografimit për identifikim më pas.

Kjo lëvizje është në linjë me ritualet islame të varrimit, ku kërkohet që varrimi të bëhet sa më shpejtë pas vdekjes së një personi. /koha