Shprehjet që tregojnë se fëmija ka ankth

Ankthi nuk është gjithmonë i lehtë për t’u identifikuar tek fëmijët dhe pasi mësojnë se si t’i identifikojnë emocionet e tyre, ata nuk janë gjithmonë në gjendje të shprehin me fjalë atë që po përjetojnë. Situata bëhet më e vështirë kur fëmijët përpiqen ta fshehin ankthin pas disa frazave të caktuara.

Shprehjet që nënkuptojnë se fëmija ka ankth:

“Nuk dua të fle” mund të nënkuptojë “Kam frikë të jem vetëm në shtrat”.

“Të urrej” mund të nënkuptojë “Unë kam nevojë për ty që të më ndihmosh të ndihem i sigurt.”

“Nuk e di” mund të nënkuptojë “Ndihem i pasigurt për veten dhe nuk dua të përgjigjem”.

“Mos më lër” mund të nënkuptojë “Nuk mendoj se mund ta bëj.”

“Unë jam budalla” mund të nënkuptojë “Jam i shqetësuar se mund të dështoj nëse e provoj”.

“Më lër vetëm” mund të thotë “Po të largoj para se ta bësh ti diçka të tillë edhe pse nuk dua të ndahem nga ty.”

“Unë nuk dua të shkoj në festën e ditëlindjes së shokut” mund të nënkuptojë “Kam frikë se nuk do të më pranojnë në një ambient të ri.”

“Nuk dua të bëj detyrat e shtëpisë” mund të nënkuptojë “Nuk mendoj se mund t’i bëj mirë.”

Një fëmijë nuk e ka të lehtë të pranojë se ka frikë, por nëse ju thotë ndonjë nga shprehjet e mësipërme, me siguri ai ndien ankth dhe ka nevojë për ju.

Ekziston një thënie në fushën e psikologjisë se “sjellja e dikujt është maja e ajsbergut”, që do të thotë se pas asaj sjelljeje fshihet shumë.