Shprehit e natës që e shkatërrojn gjumin tuaj

Gjumi është shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut. Nga gjumi varen shumë gjera përfshir këtu disponimin, memorjen dhe shëndetin në përgjithësi, prandaj është shumë e rëndësishmë të bëjmë gjumë të mire.

Shumica e përsonave kanë disa shprehi të këqija që e dëmtojnë gjumin e tyre.

Keto janë disa nga shprehit që e dëmtojnë gjumin tuaj:

1.NDJEKJA E TV-SË PARA GJUMIT
Shumë përsonave ju pëlqen të shikojn në ndonjë kanal televiziv para gjumit, është një aktivitet që më së shumti e bëjnë por a është e mirë kjo? Jo edhe aq, problemi është se duke e shikuar TV-në para gjumit mundë të rezultoj në gjumë të pa rehatshëm .

2.PËRDORIMI I TELEFONAVE CELULARË
Telefonat e menqur janë bërë një objekt shumë I rëndësishëm në jetët tona dhe një ndihmes e madhe. Por nuk mund ta injorojmë faktin që në mënyra të panjohura e dëmtojnë shëndetin tonë. Një studim zbuloi se sasi të vogla të rrezatimit që dalin nga telefonat celularë mund ti shkaktojn probleme serioze gjumit. Drita artificiale që e lëshojnë e shtyp hormonin që e nxit gjumin. Rezultati: Ju flini më pak dhe ndiheni më të lodhur. Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se përdoruesit e telefonave celularë kishin më shumë dhimbje koke, kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë dhe merrnin një kohë më të gjatë për të fjetur.

3.NGRËNJA E USHQIMEVE JO TË SHËNDETSHME GJATË NATËS
Vazhdoni të hani biskota në mesnatë? Përveç ndikimit negativ që ka në belin tuaj, ngrënja e ushqimeve jo të shëndetshme mund të çojë në një gjumë të dobët, të vazhduar me zgjime të shpeshta. Në qdo mënyrë që mund ta shikoni, ngrënja e ushqimeve jo të shëndetshme është një vendim i keq para gjumit. Ushqimet e sheqerit mund t’ju japin një tronditje të panevojshme të energjisë, ushqimet e kripura mund t’ju bëjnë të etur, dhe hulumtimi tregon se ushqimet pikante e ngrenë temperaturën e trupit, duke shkaktuar çrregullime gjumi.

4.MUNGESA E DRITËS NATURALE
Drita naturale që e merrni gjatë ditës ka rëndësi të madhe. Është e rekomandueshme të mos rrini shumë të mbyllur gjatë ditës. Sa më shumë që rrini në dritë artificiale aq më shumë do të ketë depresion dhe gjumë të keq.