Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.
Pasi arritën kontaktin me fëmjën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.
Fëmija pas vendosjes në barrelë u trasportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.
Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayla Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: “Ayla Gezgin u shpëtua gjallë”.