Shpëtohen rreth 400 emigrantë të parregullt nga mbytja e varkave në Kanalin e La Mansh-it të cilët ishin drejtuar për të shkuar nga Franca në Britani transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, thuhet se ekipet e Qendrës së Vëzhgimit dhe Operacioneve të Shpëtimit (CROSS) në rajonin Gris-Nez kuptuan që shumë varka kishin mbetur të bllokuar në Kanalin e La Mansh-it me emigrantët që kërkonin të kalonin në Britani.
Me ndërhyrjen e ekipeve u shpëtuan rreth 400 emigrantë të cilët kishin mbetur të bllokuar në det.
Prokurori i rajonit Dunkerque, Sebastien Pieve, në një deklaratë theksoi se 1 prej emigrantëve ka humbur jetën ndërsa 1 tjetër është zhdukur.
Ndërsa guvernatori i rajonit, Philippe Dutrieux informoi se në natën e 3 nëntorit janë kryer operacione të shumta shpëtimi.
Guvernatori Dutrieux ndau informacionin se 15.400 emigrantë kanë tentuar të kalojnë në Britani në periudhën 1 janar – 31 gusht.
Çdo vit dhjetëra mijëra emigrantë të parregullt që jetojnë në strehimore, baraka të improvizuara në qytetin Calais të Francës, përpiqen të kalojnë Kanalin e La Mansh-it në rrugë të pasigurta për të shkuar në Britani.
Shumë persona humbin jetën në këtë rrugë.
Në vitin 2020 ka pasur më shumë se 9.500 përpjekje për të kaluar në Britani duke kaluar Kanalin e La Mansh-it.
Në vitin 2019 u zhdukën 3 persona dhe humbën jetën 6 të tjerë që u hapën drejt La Mansh-it. /aa