Shpëtohen 370 refugjatë të bllokuar në Mesdhe

Herët në mëngjesin e 26 dhjetorit, ekipet e shpëtimit zbuluan më shumë se 130 migrues të bllokuar në Mesdhe, rreth 40 kilometra larg bregut të Libisë.

Ata ishin ulur në tri anije të vogla, të pa pajisura për kalimin dimëror me erë, kur ata më në fund u kapën nga OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms”.

Punonjësit e shpëtimit u dhanë gjësendet e shpëtimit para transferimit të emigrantëve në anijen kryesore të OJQ-së.
Tridhjetë e gjashtë fëmijë ishin midis të shpëtuarve, shumica e të cilëve ishin të pashoqëruar.

Më shumë se 370 emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe javet e fundit, dhe shumë njerëz arritën në portin italian të Augustas, në bordin e anijes SOS Mediterranee Aquarius.
Emigrantët vijnë nga 18 vende të ndryshme, dhe ne mesin e tyre ka gra shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 13 vjeçare.
Ardhjet e emigrantëve në Itali kanë rënë me dy të tretat që nga korriku, ndërsa autoritetet libiane pretendojne se po godasin kontrabandistët e njerëzve.
Italia po rrit gjithashtu aftësinë e rojes bregdetare të Libisë për të kthyer mbrapsht anijet. /MESAZHI/