Numri i viktimave nga sulmi me bombë në metronë e qytetit Shën Petersburg të Rusisë, është rritur në 14, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Shëndetësisë së Rusisë, Veronika Skvortsova, në deklaratën e saj për gazetarët, tha se 11 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 3 të tjerë në spital.
Ajo theksoi se trajtimi mjekësor i 49 personave të tjerë vazhdon në spitalet përreth.