Është një atentat terrorist shpërthimi në metron e Londrës që solli disa të plagosur në stacionin e Parsons Green. Këtë gjë e ka deklaruar Scotland Yard, shërbimi policor metropolitan.
Shpërthimi, i cili shkaktoi një zjarr, nisi nga një kovë e bardhë e braktisur në një nga vagonët e trenit të nëndhshëm. Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë në vendin e ngjarjes.
Janë të paktën 20 personat e mbetur të plagosur nga shpërthimi në metro. Kështu shkruan Daily Mail.
Bomba që shpërtheu në metronë e Londrës jug-perëndimore ishte një eksploziv i ndërtuar në mënyrë artizanale. Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa flakë mbi të.