Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi

Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.

Lajçak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, duke thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak në platformën “X”.