Ballina Lajmet Kosovë Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgjegjësit të vihen...

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Ai tha se ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në X.

Mbrëmjen e sotme një shpërthim dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ujë.

Exit mobile version