Edhe pse vullkanet gjenden në shumë pjesë të planetit dhe mund të gjenden në çdo kontinent, studiuesit thonë se shumica e shpërthimeve vullkanike të Tokës ndodhin në një vend të errët dhe të largët: thellë nën ujë.
Disa nga pamjet e kapura mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë vullkanet, duke përfshirë edhe ato që paraqesin kërcënim serioz për njerëzit.
Në prill të vitit 2015, një vullkan nënujor i njohur si Axial Seamount shpërtheu 290 milje (470 kilometra) thellë në brigjet e Oregonit. Në sajë të një rrjeti të sensorëve nënujorë, shkencëtarët ishin në gjendje për të studiuar vullkanin nga një nëndetëse, më afër se kurrë më parë. Studiuesit tashmë kanë paraqitur disa nga rezultatet e para shkencore nga ky shpërthim në një konferencë për shtyp më 15 dhjetor.
“Vullkanet nënujore shkaktojnë rrëmujë”, tha partneri i hulumtimit David Clague, një gjeolog dhe vullkanologjist në Institutin e Monterey Bay Aquarium Research në Moss Landing, Kaliforni. “Kolona e ujit është plot me grimca të vogla që janë emetuar gjatë shpërthimit, copa prej qelqi dhe gjallesa nga hapsirat nënujore.”
Edhe pse kanë kaluar muaj pas shpërthimit, studiuesit ende kanë vështirësi për të studiuar vullkanin për shkak të sasisë së madhe të prurjes së valëve.
Një nga fazat e ardhshme të hulumtimit do të hetojë se si ekosistemet lokale ndikohen nga një shpërthim i tillë.
Duke vëzhguar nga afër Axial Seamount, shkencëtarët janë duke kuptuar më të mirë aktivitetin vullkanik në përgjithësi. Hulumtimet e tyre mund të aplikohen për vullkanet me bazë në tokë, të cilat mund të kenë shpërthime vdekjeprurëse. Shkencëtarët do të jenë në gjendje për të bërë parashikime afatshkurtra për shpërthim të vullkaneve me bazë në tokë – zakonisht një javë më parë.
Hulumtimi është detajuar në dy gazeta të botuara në internet me 15 dhjetor, në revistën Shkenca (Science) dhe një letër të botuar në revistën Geophysical Research Letters. /MESAZHI/