Tre shpërthime makinash kanë goditur kryeqytetin sirian Damaskun, duke vrarë rreth 18 persona. Ky është sulmi më i madh në kryeqytetin sirian që nga muaji mars.
Një nga bombarduesit vetëvrasës hodhi veten në erë në Sheshin Tahrir pranë Bab Touma në Damaskun qendror, pasi u hetua dhe u rrethua nga autoritetet.
Televizioni shtetëror tha se tetë vetë u vranë dhe të paktën dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, por raporte të tjera flasin për gjithsej 18 të vrarë nga të trija shpërthimet. /MESAZHI/