Shpërthim zjarri nga mjetet piroteknike në Prizren, të paktën 2 të lënduar

Një incident me pasoja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në Kosovë, ku një sasi e mjeteve piroteknike ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar zjarr dhe lëndime në njerëz, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në raportimet e shtypit lokal, zjarri ka shpërthyer në një pikë të shitjes së mjeteve piroteknike, duke shkaktuar po ashtu dëme në lokalet dhe ndërtesat përreth, si dhe në automjete të parkuara në afërsi.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për mediat lokale se dy persona kanë marrë trajtim në spital, prej të cilëve njëri është liruar, kurse tjetri në gjendje më të rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes janë dërguar forca policore dhe se situata është nën kontroll.