Shpërthim para një stadiumi në Afganistan, disa të vdekur

Të paktën 5 civilë humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën në shpërthimin i cili ndodhi në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyres së guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khogyani për AA tha se cak i sulmit ishte tubimi publik proqeveritar në qendër të Xhelalabadit.

“Mund të konfirmojmë se në vendin e shpërthimit janë vrarë të paktën 5 persona dhe 7 bashkëvendas tanë u plagosën. Sulmi me bombë ndodhi nga aktivizimi i mjetit shpërthyes në një motoçikletë para stadiumit të qytetit Gul Agha Shezai”, tha Khogyani.

Hetimet për rastin janë në vijim, ndërsa përgjegjësinë deri më tani nuk e ka marrë askush.

Në Xhelalabad sulmet me bomba janë të zakonshme të cilat i kryejnë grupet radikale të lidhura me organizatën terroriste DEASH.