Sulm terrorist në Kayseri të Turqisë, ka të vdekur(Video)

Njoftohet se një shpërthim ka ndodhur në një automjet në afërsi të Universitetit Erciyes, në qytetin Kayseri të Turqisë, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se ka të vdekur dhe të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se një autobombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes të Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.

Në vendin e ngjarjes ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Erciyes.

Policia ka marrë masa të gjera të sigurisë në vendin e ngjarjes, ku edhe prefekti i qytetit Kayseri Süleyman Kamçı dhe drejtori i policisë İbrahim Kulular ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.