Të paktën 29 persona janë plagosur në një shpërthim në lagjen Chelsea të New York City, thonë zyrtarët.
Shkaku i shpërthimit që ndodhi të shtunën vonë mbetet e paqartë. Kryetari Bill de Blasio e përshkroi shpërthimin si “të qëllimshëm”, por tha se nuk ka pasur lidhje të terroriste, apo që së paku deri tani nuk kanë dijeni për një lidhje të tillë.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte prova për një lidhje me mes shpërthimit të një bombe në një sistem gazi në New Jersey, që ndodhi orë më parë.
Asnjë prej lëndimeve nuk është kërcënues për jetën, por një është në gjendje më të rëndë, tha një komisioner. /MESAZHI/