Pothuajse 35 minatorë janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi që ndodhi në një minierë qymyri në jugperëndim të Kinës.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi autoritetet lokale se shpërthimi ka ndodhur në rajonin Chongqing.
Minierat kineze janë ndër më të rrezikshmet në botë për shkak të procedurave të dobëta operative.
Muajin e kaluar, një shpërthim gazi në një minierë qymyri ka lënë të vdekur 20 njerëz.
Në vitet e fundit, vendi ka prodhuar më shumë se një të tretën e prodhimit botëror të qymyrit. /MESAZHI/