Londër
Muzeu Britanik i cili gjendet në Russel Square u evakuua dhe vizitorët u larguan pas një incidenti të saporaportuar.
Dëshmitarët treguan përmes mediave sociale se dëgjuan një shpërthim, e më pas ishin evakuuar.
Njëri prej tyre tha në Twitter: “Një zhurmë e madhe u dëgjua, e më pas ajo u pasua nga sirenat … neve na është thënë vetëm se ka pasur një incident dhe se duhet të largohemi nga ndërtesa”.
Sulmet terroriste kanë tronditur Europën, dhe alarmi i sigurisë sa vie e shtohet. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion deri më tani nëse bëhet fjalë për një të këtillë. /MESAZHI/