Shpërthim në Izmir të Turqisë

Në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir të Turqisë ka ndodhur një shpërthim. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave, raporton Anadolu Agency (AA)

Sipas informacioneve të marra, në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir ka ndodhur një shpërthim. Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.

Pas shpërthimit në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave.

Forcat policore të cilët janë duke kryer hetim në vendngjarje kanë ndërprerë qarkullimin e trafikut në rajon. Policia ka nisur punimet për gjetjen e të dyshuarit.

Mësohet se në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pako e dyshimtë.

Lidhur me këtë incident ka nisur një operacion i gjerë në rajon.