IRAK
Të paktën 13 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën mbrëmë në Bagdad, kur një eksploziv shpërtheu në një zonë të mbushur me njerëz.
“Shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë e lënë nga persona të panjohur në rrugën 84 në Bagdadin jugor, zonë e cila është e mbushur me tregje”, tha oficeri i policisë Hatem al-Jabri.
“Bombardimi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 njerëzve dhe 16 të tjerë janë plagosur,” tha ai.
“Trupat e viktimave dhe të lënduarit janë transferuar në spitalet e afërta,” tha ai.
Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Autoritetet irakiane dyshojnë se pas krimit qëndron grupi terrorist ISIS, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irakun verior dhe perëndimoror qysh nga viti 2014. /MESAZHI/