Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në një objekt kulti shiit në rajonin Heart në Afganistan.
Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i policisë lokale, i cili tha se sulmi u krye nga dy sulmues, ku njëri hodhi veten në erë, dhe një tjetër që hidhte granat në drejtim të të pranishmëve.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por sulmet e tilla janë bërë mjaft të shpeshta në vendin e shkatërruar nga lufta. /MESAZHI/