Shpërthim i ri vullkanik në gadishullin Reykjanes të Islandës

Një shpërthim i ri vullkanik ka filluar në gadishullin Reykjanes në jug të Islandës, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik RUV, llava tashmë ka kaluar barrierat mbrojtëse rreth qytetit të afërt Grindavik.

Duke cituar autoritetet lokale, gazeta tha se qyteti Grindavik, në jug të kryeqytetit Reykjanes, tashmë është evakuuar, edhe pse disa banorë thuhet se zgjodhën të qëndrojnë.

Turistët dhe banorët në zonën e qytetit Grindavik, përfshirë edhe zonën e njohur të Lagunës së Kaltër, morën SMS paralajmërime në disa gjuhë që u kërkonin të evakuohen shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Kreu i Departamentit të mbrojtjes civile, Runolfur Thorhallsson tha për transmetuesin RUV se shpërthimi mund të jetë shumë më i madh se ato të mëparshme dhe se tani depërtimi i magmës është dukshëm më i gjatë.

Të paktën 200 tërmete janë regjistruar që nga fillimi i aktivitetit vullkanik, përfshirë një me magnitudë 4 ballë.

Shpërthimi i fundit shënon shpërthimin e 11-të të tillë që nga viti 2021, kur edhe rifilloi aktiviteti vullkanik pasi gadishulli Reykjanes qëndroi i qetë për pothuajse 800 vjet.

Islanda, e cila ndodhet në majë të kreshtës së Atlantikut të Mesëm, është një nga vendet më aktive vullkanike në botë, me rreth 30 sisteme vullkanike aktive.