Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një uzinë të pesticideve në Kinën Lindore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se 90 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Shpërthimi, u regjistru fillimisht si një tërmet ndodhi në provincën Jiangsu.
Shpërthimi i fuqishëm u pasua me një zjarr në fabrikën që prodhon pleh. Instituti i tërmeteve të Kinës raportoi një dridhje të tokës të barabartë memagnitudë 2.2 ballë në kohën e shpërthimit.
Numri i të vdekurve e bën atë një nga aksidentet më të rënda industriale në vend gjatë viteve të fundit. Shpërthimi ndodhi të enjten rreth orës 14:50 (06:50 GMT) në një fabrikë në Yancheng, e drejtuar nga Tianjiayi Chemical.
Sipas Xinhua, një total prej 640 personash u dërguan në spital.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë rrëzuan ndërtesat e fabrikës disa distanca, duke zënë poshtë punëtorët, sipas mediave lokale.
Stafi në Fabrikën Kimike Henglida, 3 km larg nga shpërthimi, tha se çatia e saj u shemb ndërsa ata ikën, dhe dritaret dhe dyert kërcyen jashtë.
Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 03:00 të orës lokale të premten, tha televizioni shtetëror.