Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kampin e refugjatëve palestinezë Burj al-Shamali pranë qytetit jugor të Libanit Sur, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thonë se shpërthimi ka ndodhur pas zjarrit në kamp, në një magazinë të municioneve dhe armëve.
Sipas informacioneve të para, në këtë incident ka të vdekur.
Ushtria libaneze mbërriti dhe bllokoi zonën e kampit.
Kampi në fjalë i refugjatëve palestinezë në Liban është ndërtuar në vitin 1955. /aa