Shpërthim gjatë tubimit të kryeministrit të ri të Etiopisë, disa të vdekur

Një shpërthim ka tronditur një tubim të kryeministrit të ri të Etiopisë Abiy Ahmed, në Addis Abeba, ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Ahmed u mor nga personeli i sigurisë menjëherë pas fjalimit të tij, të cilin e dha në Sheshin Meskel të kryeqytetit etiopian.

Nga sulmi janë vrarë disa njerëz. Shpërthimi ndodhi ndërsa kryeministri i ri po fliste të shtunën në tubim

Ahmed e përshkroi atë si një “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar”.

Raportohet se është hedhur ngë granatë mes mijëra njerëzve në sheshin Meskel të kryeqytetit.

Abiy u bë kryeministër vetëm pak kohë më parë, pasi paraardhësi i tij Hailemariam Desalegn papritur dha dorëheqjen në shkurt.

Ai është kreu i parë i vendit nga grupi etnik Oromo, i cili ka qenë në qendër të protestave anti-qeveritare gati tre vjeçare, që kanë lënë qindra njerëz të vdekur.