Shpërthim gazi në një ndërtesë në Rusi, 4 të vdekur

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i gazit në një ndërtesë banimi në qytetin rus Magnitogorsk, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e guvernatorit të rajonit Chelyabinsk tha se shpërthimi ndodhi herët në mëngjes në një ndërtesë dhjetë katëshe.

Më poshtë në deklaratë thuhet se të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u palgosën.

Ndihmësi i guvernatorit Oleg Klimov tha se të paktën 79 persona konsiderohen si të zhdukur.

Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi shembjen e ndërtesës ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë viktima nën rrënoja.

Autoritetet e qytetit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpërthimi i gazit ndodhi në katin e dytë dhe 48 apartamente u dëmtuan në masë të madhe.