Të paktën 40 persona janë plagosur pas një shpërthimi të dyfishtë në një qendër tregtare në jug të Tajlandës.
Një makinë bombë shpërtheu në hyrje të qendrës tregtare Big-C në qendër të qytetit Pattani, një krahinë që ka vuajtur valët e dhunës seperatiste që nga viti 2004.
Një bombë e dytë mendohej se ishte shpërthyer pasi që autoret u larguan nga vendndodhja e shpërthimit te parë.
Imazhet në mediat sociale tregojnë shkatërrim nga shpërthimet dhe tym.
Asnjë vdekje nuk është raportuar, megjithatë dy nga 42 të plagosurit thuhet se janë në një gjendje kritike. /MESAZHI/