Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Policia njoftoi se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral” dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha për Telegrafin se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë.
“Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.