Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në shpërthimin që ndodhi në vullkanin Semeru me një lartësi prej 3.676 metra në rajonin Lumajang thuhet se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri intensiv.
Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.
Sipas informacioneve paraprake pas shpërthimit nuk ka të vdekur ose të plagosur.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane. /aa