Vullkani në Malin Semeru, në provincën e Javës Lindore, Indonezi, shpërtheu sërish, duke nxjerr hi në qiell, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë Gjeologjike të Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Minerale, hiri vullkanik u hodh lartë afërsisht një kilometër.
“Ai u regjistrua në një sizmograf me një amplitudë maksimale prej 22 mm dhe zgjati për 165 sekonda”, shtuan zyrtarët, siç raportohet nga The Jakarta Globe.
Si masë sigurie, autoritetet kanë shpallur zonë të ndaluar prej 8 km rreth Malit Semeru.
Mali Semeru, i lartë 3.676 metra, është një nga vullkanet më aktivë të Indonezisë, me një histori shpërthimesh, disa prej të cilave kanë shkaktuar vdekje.
Indonezia, e vendosur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, përjeton nivelin më të lartë të aktivitetit sizmik dhe shpërthimeve vullkanike në nivel global, me mbi 120 vullkane aktive.