Shpërthimi i vullkanit, Bulusan, në juglindje të kryeqytetit të Filipineve bllokoi me shtëllungat e tymit dhe hi të gjithë zonën, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit dhe të evakuojnë me urgjencë banorët në vend të sigurt.
“Shpërthimi filloi në orën 3 të mëngjesit dhe mendova se vetëm po binte shi, por kur pashë jashtë kishte hi kudo. Lumi ynë dikur ishte i pastër, por tani ngjyra e tij duket gri”, thotë Antonio Habitan, banor.
“Ishte ora 3 e mëngjesit kur dëgjuam zhurmën, dolëm jashtë dhe pamë vetëtimën në të gjithë vullkanin Bulusan. Rreth orës 4 të mëngjesit hiri filloi të binte në toka në një shtresë të trashë“, rrëfehet Rosalie Eco.
Qyteti Juban është një nga zonat më të prekura dhe punonjësit e urgjencës u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të ngadalësojnë shpejtësinë për shkak të shikueshmërisë së dobët të sjellë nga rënia e hirit .
Vullkani mbetet në nivelin e alarmit 1 në shkallën 5, që do të thotë se është ende në një “gjendje jonormale”. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg “zonës së rrezikut”, ndërsa këshilluan pilotët që të shmangin fluturimin afër majës së vullkanit . Vullkani Bulusan është një nga më aktivët në Filipineve. Në janar 2018, vullkani hodhi hi rreth 2.5 km në qiell. /koha
Bulusan Volcano at 5:50 this afternoon.
The volcano spewed ash early morning today, June 12. |
via @Jose_Carretero8 pic.twitter.com/iXLlIGLs4K— ABS-CBN News (@ABSCBNNews) June 12, 2022