Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthen kolera, Jemeni shpall gjendjen e emergjencës

Shpërthen kolera, Jemeni shpall gjendjen e emergjencës

UNICEF: Yemeni Children Bearing Brunt of Saudi War

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës, e cila ka sjellë vdekjen e shumë personave në vend.

Spitalet e Sanës të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi janë të mbi populluara me pacientë të prekur nga kolera.

Kryqi i kuq ka bërë të ditur se numri i personave të dyshuar që janë prekur nga kjo sëmundje në vend janë trefishuar brenda një jave duke e çuar numrin në mbi 8 mijë e pesëqind persona, më së shumti në Sana.

Që nga 27 prilli deri më 13 maj ka patur mbi 100 persona që kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje, ka shtuar më tej Kryqi i Kuq, përcjell Dita.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se dy të tretat e popullsisë nuk pinë ujë të pijshëm të sigurt dhe kjo është një nga arsyet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Mes simptomave të kolerës përfshihen diarreja dhe të vjellat dhe nëse nuk trajtohet menjëherë, vdekja ndodh brenda orësh.

Kjo është hera e dytë që Jemeni përfshihet nga kolera brenda një viti, njofton agjencia e lajmeve BBC.

Jemeni është dëmtuar shumë nga uria dhe lufta civile duke e bërë vendin të preket lehtë nga sëmundjet dhe të përhapen me shpejtësi.

Exit mobile version