Departamenti i Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Sporteve të Mianmarit konfirmoi të shtunën se dy pacientë të tjerë që ishin të prekur me virusin H1N1 vdiqën në një spital në qytetin Yangon, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shtatë.
Gjithsej 41 njerëz janë infektuar me virusin H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave. Poashtu u raportua të enjten se rreth 30 pacientë të tjerë kishin rezultuar pozitiv për virusin.
Të shtatë viktimat përfshijnë një grua shtatzënë 25 vjeçare e cila vdiq të martën dhe një vajzë pesëvjeçare e cila vdiq të mërkurën.
Ministria gjithashtu konfirmoi shpërthim të gripit të shpendëve.
Sipas njoftimeve të medias lokale, autoritetet lokale vendosën një ndalim të përkohshëm për shitjen e pulave dhe vezëve dhe mbylli të gjitha shkollat.
Shpërthimi i parë i gripit të derrave në vend është konfirmuar në vitin 2009 me një total prej 66 pacientësh që kanë testuar pozitiv për H1N1, por atëherë asnjë viktimë nuk u raportua. /MESAZHI/