Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë verë në transferimin e futbollistëve në Premierligë.
Duket se Pep Guardiola kërkon doemos të mos i përsëritet një tjetër sezon e dështuar në Premierligë.Kjo ka bërë që strategu spanjoll dhe zyrtarët e klubit të tij, të mos kursejnë duke shpenzuar 240 milionë euro për sjelljen e emrave të rinj në ‘Etihad’.
Pas tyre vjen Manchester United me 164 milionë euro, ndërsa Chelsea me 140 milionë euro në vendin e tretë.Evertoni është në vendin e katërt me 98 milionë euro, duke lënë pas Leicesterin, Watfordin, Arsenalin e Liverpoolin.Skuadrat e vetme që nuk kanë shpenzuar janë Stoke City dhe Tottenham Hotspur.