Ballina Lajmet Kosovë Shpend Ahmeti kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Shpend Ahmeti kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

VV ka njoftuar se nga zgjedhjet e brendshme të zhvilluara dje, për Ahmetin kanë votuar 96.8% pro, dhe 3.2% kundër, transmeton lajmi.net

Lexo komunikatën e plotë të Vetëvendosjes:

Shpend Ahmeti rizgjedhjet nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë

Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.

Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final:

96.8% kanë votuar “Për”
3.2% kanë votuar “Kundër”

Bazuar në këtë rezultat, Shpënd Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.

E urojmë kandidatin e zgjedhur dhe Qendrën e Prishtinës.

Exit mobile version