Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka treguar se tollovia që është duke u krijuar në trafik në disa pjesë të qytetit është si pasoj e një ndryshimi në dy hyrjet që ka bërë QKUK-ja.
Sipas tij sistemi i ri i rampave në QKUK, ka bërë punëtorët e këtij institucioni të krijojnë tollovi për shkak të pritjes në radhë për të hyrë në oborrin e QKUK-së.
Postimi i plotë i Ahmetit në facebook:
Të nderuar qytetarë,
Këto ditë Prishtina është përballë me tollovi në trafik në disa pjesë të qytetit në orë të caktuara për shkak të një ndryshimi që ka bërë QKUK. Ky institucion ka vendosur rampa të reja në hyrje dhe ju ka dhënë kartela punëtorëve të QKUK për të kaluar pa pagesë.
Për shkak të përdorimit të ri të kartelave në mëngjes kur këta punëtorë po shkojnë në punë, kjo po shkakton tollovi deri në Veternik e po ashtu edhe në Lagje të Spitalit. E njejta po ndodhë edhe në orët e pasdites në ndërrimet e tjera.
Kemi diskutuar me policinë që nesër së bashku me inspekcionin dhe në diskutime me QKUK të bëhet një zgjidhje tjetër sepse këso tollovi nuk duhet dhe nuk bën të shkaktohen nga një rampë e re./Mesazhi/