Kandidati nga Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që ia kanë dalë të arrijnë synimin e tyre në këtë garë.
Ahmeti tha që kanë ruajtur dhe kanë rritur votën e qershorit të 2017-ës.
Tutje ai ka shprehur bindjen e tij që do të fitoj balotazhin, përderisa rezultatin e kundërkandidatit të tij nga AKR-ja, Selim Pacillit, e konsideroi si befasinë e këtyre zgjedhjeve.
“Kemi pas synim që të marrim së paku 40 mijë vota, dhe e kemi arritur synimin tonë, tash kemi edhe më shumë vota.
Befasia e këtij rezultati është kandidati i AKR-së, Selim Pacolli, përderisa ne e kemi ruajt dhe e kemi rritë votën e qershorit 2017 dhe jemi të bindur që në nëntor do të fitojmë” ka thënë Ahmeti./Mesazhi/