Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje në një ceremoni solemne ka pranuar detyrën e të parit të komunës së Podujevës. Në këtë ceremoni solemne Bulliqi ka bërë betimin dhe nënshkrimin e deklaratës për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.
Në mbledhjen e sotme solemne, pjesëmarrës ishin asamblist të komunës së PodujevësBulliqi doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor, ku në garë ishte me Nexhmi Rudarin nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.
Kryetari i ri i Podujevës arriti të fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në një prej bastioneve më të mëdha të LDK-së.
Partia e Isa Mustafës udhëhoqi për shumë vite me radhë në Llap, por që kësaj here kandidati i tyre, Nexhmi Rudari nuk arriti drejt fitores.