Gjykata në Stamboll ka marrë vendim për lëshimin e urdhër arrestit për liderin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen dhe disa të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër udhëheqësit e organizatës terroriste FETO Fetullah Gylen dhe disa të tjerë, për çka gjykata për një kohë të shkurtër dha përgjigje.
Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.
Përveç ndaj Gylen-it, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, pastaj avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët lidhen me vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007.
Ish-anëtari i njësisë turke të xhandarmërisë në Stamboll Yusuf Bozca, i cili ishte arrestuar si pjesë e hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007 dhe në masa të ndalimit është lëshuar të mbrohet në liri, më herët ka thënë se vrasja e Hrant Dink është organizuar nga organizata terroriste FETO/PDY dhe se me këtë vrasje janë vendosur themelet për grusht shtetin e fundit në atë vend.
Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore “Agos”, një nga gazetat më të shquara armene në Turqi. Vrasësi i tij Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh.