Është hedhur shorti për fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit ka qenë tek skuadrat Skënderbeu Korçë, Milan dhe Arsenal.
Klubi i vetëm shqiptar që ka mbetur në Evropë, do të luajë në Grupin B, dhe mund të thuhet se kishte fat.
Korçarët do të përballen Dynamon e Kievit, Young Boysin dhe Partizanin e Beogradit.
Gjiganti italian Milan është në Grupin D, së bashku me Austrian e Vjennës, Rijekën dhe Aekun e Athinës.
Ndërkohë londinezët e Arsenal janë vendosur në Grupin H, ndërsa do të përballen me Bate Borisov,
Grup tejet interesant pritet të jetë edhe ai E, ku ndodhen, Everton, Lyon, Atalanta dhe Apollon.