Ballina Artikuj Shoqëritë e dobëta në karakter shfaqin ashpërsi, ndërsa shoqëritë e forta në...

Shoqëritë e dobëta në karakter shfaqin ashpërsi, ndërsa shoqëritë e forta në karakter shfaqin butësi.

Hoxhë Vladimir Kera

Në momentin kur, në jetën e përditshme, njerëzve u humbet durimi, kur në biseda humbet arsyetimi, dhe kur në përballimin e problemeve të jetës mungon urtësia për t’i zgjidhur ato, do të vërejmë një shoqëri që duket gjithmonë në konflikt. Madje edhe kur situata është e qetë, do të gjendet një arsye për t’u grindur.
Kjo ndodh sepse karakteri i kësaj shoqërie është lënë në “mëshirë të fatit”. Dobësia e karakterit të brendshëm shfaqet në formën e ashpërsisë në përditshmëri, me shpresën se kështu mund të kompensohet kjo dobësi që ndjehet brenda.
Edukimi shpirtëror dhe ndërpersonal i karakterit njerëzor mund të realizohet vetëm kur njeriu kalon në tri fazat e zhvillimit të tij:
1. Trupin (instinktet) ta veshë me arsye.
2. Arsyen (llogjikën) ta veshë me vlera dhe etikë.
3. Etikën (shpirtin, zemrën) ta veshë me besim.

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version