Shoqëria ndikon shumë tek njeriu.

Feja nuk shijohet pa shokë, dynjaja nuk shijohet pa shokë, madje edhe xheneti nuk shijohet pa shokë.

Për këtë mjafton të pyesim ata prindër, fëmijët e të cilëve kanë marrë rrugën e së keqes, rrugën e drogës, prostitucionit e alkoolit.
Pjesa më e madhe e këtyre prindërve thonë: “Vallahi e kam pasur djalin shumë të mirë, por e prishi shoqëria”. Kjo është e vërtetë, pasi pjesën më të madhe të njerëzve i prish shoqëria e keqe. Nëse do të bësh mirë në një shoqëri të tillë, nuk të lenë shokët. Nëse do të ikësh, përsëri nuk të lenë shokët.

Hoxhë Fidaim Fazliu