Shoqata Mjekësore Britanike (BMA) ka anuluar një ligjëratë mbi situatën në Gaza që do të mbahej nga Dr. Ang Swee Chai, bashkëthemeluese e organizatës Medical Aid for Palestine, gjatë Konferencës Vjetore të Studentëve të Mjekësisë.
BMA nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e anulimit, i cili ka shkaktuar reagime dhe protesta në Londër. Demonstruesit e kanë dënuar këtë veprim si një përpjekje për të heshtur zërat mjekësorë që flasin hapur për krizën humanitare në Gaza.
Protestuesit kërkojnë që mjekët të kenë lirinë të flasin për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe vuajtjet që po ndodhin në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën. /mesazhi